20 vjetori i Rtv Pendimit
20 vjetë në shlrbim të fesë
Informacione bazë
RTV PENDIMI NDËR VITE
2006–2026 | 20 VJET NË SHËRBIM TË BESIMIT, DIJES DHE HUMANIZMIT
20 vjet përkushtim, mijëra emisione dhe projekte në shërbim të shoqërisë!
Që nga themelimi në vitin 2006 e deri në vitin 2026, RTV Pendimi ka kaluar një rrugëtim të gjatë, duke u bërë një platformë mediatike me përkushtim ndaj fesë, edukimit, informimit dhe humanizmit.
Një histori e ndërtuar nga njerëzit
Mbi 50 persona, pjesë e stafit aktual dhe ish-stafit, kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin dhe realizimin e misionit të RTV Pendimit.
Mijëra emisione dhe përmbajtje të ndryshme
Gjatë këtyre dy dekadave janë realizuar dhe transmetuar mijëra emisione me karakter:
Edukativo-fetar dhe arsimor
Argëtues dhe kulturor
Shkencor dhe shëndetësor
Emisione të dedikuara për fëmijë
Lajme dhe informacione në kohë reale
Emisione me tema sociale, psikologjike dhe jetësore
Tribuna islame nga vende të ndryshme të botës
RTV Pendimi ka përcjellë mijëra transmetime të tribunave dhe ligjëratave islame nga vende të ndryshme të botës, duke afruar dijen, mesazhet e besimit dhe vlerat morale te publiku shqiptar kudo që jeton.
Humanizëm dhe solidaritet
Një pjesë e rëndësishme e misionit të RTV Pendimit kanë qenë edhe projektet humanitare, përmes të cilave janë mbështetur:
Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive për familjet në nevojë
Sigurimi i banesave për familjet në kushte të vështira ekonomike
Ndërtimi dhe mbështetja e xhamive
Ndihma për familjet e varfra
Mbështetja e personave të sëmurë dhe e njerëzve në nevojë
20 vjet me një mision të qartë
Nga viti 2006 deri në vitin 2026, RTV Pendimi ka vazhduar rrugëtimin e tij me synimin për të edukuar, informuar, frymëzuar dhe ndihmuar shoqërinë.
20 vjet histori.
20 vjet përkushtim.
20 vjet dije, besim dhe humanizëm.
RTV Pendimi – pranë jush ndër vite, me synimin për të qenë pranë jush edhe në të ardhmen!








