• Lloji I punës
    Kohë e plotë
  • Lokacioni

Zyrtar i Burimeve Njerëzore

SHELL KOSOVA

KONKURS PUNE

Zyrtar i Burimeve Njerëzore

DETYRAT DHE PERGJEGJESIT

  1. Kryen punët e personelit duke përfshirë kontratat, vendimet rreth realizimit të të drejtave nga marredhenia punës, etj.
  2. Mban evidencën e kontratave dhe vendimeve; 
  3. Përcjellë organizimin e brendshëm të personelit dhe propozon masa për avansim te Drejtori i Departamentit;
  4. Bashkëpunon me departamentet tjera për të vlerësuar dhe mbajtur evidencën e nevojave për staf shtesë;
  5. Asiston në procesin e rekrutimit të stafit shtesë deri në finalizim dhe asiston në akomodimin e tyre përfshi edhe instruksionet dhe trajnimet fillestare;
  6. Asiston deri ne finalizim per Vleresimin e performances se personelit;
  7. Finalizon kërkesat dhe detyrat e punës për pozitat e reja;
  8. Administron platformen për pushime vjetore dhe pushime të tjera, i aprovon ato ne koordinim me eproret e  dhe mban regjistrat e pushimeve të aprovuara;
  9. Përcjellë zbatimin e masave preventive të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve brenda Kompanise dhe propozon masa shtesë për avancimin e gjendjes në këtë drejtim;
  10. Përcjellë zbatimin e masave preventive të përcaktuara me ligj për mbrojtjen kundër zjarrit brenda Kompanise dhe propozon masa shtesë për avancimin e gjendjes në këtë drejtim;
  11. Mbanë evidencë dhe raporte të rregullta mujore për lëvizjen e stafit;
  12. Sigurohet se kontratat e nënshkruara janë të ruajtura dhe të skeduara në mënyrën e duhur;
  13. Sigurohet se kontratat e punës me punëtorë janë konform kërkesave ligjore;
  14. Bën formimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve të stafit në Kompani;
  15. Bën rexhistrimin, aktivizimin dhe pasivizimin e punëtorve në sistemin Kubit
  16. Pregadite Listen per Paga te personelit; 
  17. Kryen punë dhe detyra të tjera të deleguara nga Drejtori i Departamentit.

KUALIFIKIMET DHE KRITERET E NEVOJSHME

  • Diplomë Fakulteti në Juridik, Administrim Biznesi, ose në një fushë të ngjashme 
  • Të paktën 1 vit përvojë në Burimet Njerëzore  
  • Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit si dhe të dëgjimit aktiv 
  • Shkathtësi të shkëlqyera organizative 
  • Shkathtësi analitike dhe numerike 
  • Njohje gjuhës angleze perparsi
  • Njohuri të mirë të paketës MS Office, dhe sistemeve të BNj

APLIKIMI DUHET TE BEHET ONLINE DUKE DERGUAR:

CV-NE TUAJ PERMES E-MAIL TEK: hr@alpetrol-ks.com

NE SUBJEKT TE SHENOHET POZITA PER TE CILEN APLIKONI.

INFORMATA SHTESE PREJ ORES 08:00-16:00 TEL: +383 49 940 014

Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 256 MB.