"Gjeni përgjigjet për pyetjet tona më të shpeshta"
1. Çfarë është Mesazhi.net?
Mesazhi.net është një platformë shqiptare e dedikuar për komunikim dhe bashkëpunim. Përveç mundësisë për të dërguar mesazhe dhe krijuar grupe, ajo ofron tre shërbime kryesore: kurset, puna, dhe shitja, për të ndihmuar në krijimin e mundësive të reja për mësim, karrierë dhe tregti.
2. Si mund të regjistrohem në Mesazhi.net?
Për t’u regjistruar, thjesht klikoni në butonin “Regjistrohu” në krye të faqes, plotësoni të dhënat personale dhe ndiqni hapat e verifikimit për të aktivizuar llogarinë tuaj.
3. A është falas përdorimi i platformës?
Regjistrimi dhe shumica e veçorive të platformës janë falas për përdoruesit. Sidoqoftë, për biznese që duan të shfrytëzojnë shërbimet e avancuara (si shpallja e vendeve të punës apo listimi i produkteve për shitje), qasja është me parapagim.
4. Si funksionojnë kurset në Mesazhi.net?
Në platformë, keni mundësi të regjistroheni si mësimmarrës apo mësimdhënës. Studentët mund të shikojnë kurset e disponueshme, të aplikojnë dhe të ndjekin përmbajtjet e kursit. Mësimdhënësit mund të krijojnë dhe menaxhojnë kurset e tyre, të ndajnë përmbajtje dhe të bashkëpunojnë me studentët.
5. Si mund të gjej ose të shpall një vend pune?
Në seksionin Puna, kërkuesit e punës mund të krijojnë një CV dhe ta mbajnë të përditësuar. Punëdhënësit mund të regjistrohen si biznes, të shpallin konkurset e tyre dhe të kërkojnë kandidatë të përshtatshëm për pozicionet që ofrojnë. Qasja për bizneset është me parapagim.
6. Si mund të shes ose të blej produkte në Mesazhi.net?
Në seksionin Shitja, bizneset mund të regjistrohen dhe të postojnë produktet e tyre për shitje në dyqanin online të Mesazhi.net. Blerësit mund të shikojnë produktet dhe të bëjnë porositë e tyre drejtpërdrejt nga platforma.
7. A mund të krijoj grupe për diskutim?
Po, Mesazhi.net ju lejon të krijoni grupe të caktuara për diskutim mbi tema të ndryshme. Këto grupe mund të jenë publike ose private, dhe ju mund të ftoni miq ose kolegë për të bashkëpunuar në to.
8. A mund të dërgoj fotografi dhe video në platformë?
Po, Mesazhi.net ju ofron mundësinë të ndani fotografi, video, dhe histori me miqtë tuaj, qoftë në mesazhe private, grupe, apo në hapësira publike të platformës.
9. A është e sigurt Mesazhi.net?
Po, Mesazhi.net i kushton rëndësi të madhe privatësisë dhe sigurisë së përdoruesve. Të gjitha të dhënat personale mbrohen sipas standardeve më të larta të sigurisë, dhe çdo përdorues duhet të respektojë rregulloren e platformës.
10. Si mund të kontaktoj mbështetjen teknike të Mesazhi.net?
Për çdo pyetje ose problem, mund të na kontaktoni përmes seksionit “Na Kontaktoni” në faqen kryesore, ose të na shkruani në emailin tonë zyrtar. Stafi ynë është i gatshëm t’ju ndihmojë në çdo kohë.