Zyrtar i Burimeve Njerëzore
SHELL KOSOVAKONKURS PUNE
Zyrtar i Burimeve Njerëzore
DETYRAT DHE PERGJEGJESIT
- Kryen punët e personelit duke përfshirë kontratat, vendimet rreth realizimit të të drejtave nga marredhenia punës, etj.
- Mban evidencën e kontratave dhe vendimeve;
- Përcjellë organizimin e brendshëm të personelit dhe propozon masa për avansim te Drejtori i Departamentit;
- Bashkëpunon me departamentet tjera për të vlerësuar dhe mbajtur evidencën e nevojave për staf shtesë;
- Asiston në procesin e rekrutimit të stafit shtesë deri në finalizim dhe asiston në akomodimin e tyre përfshi edhe instruksionet dhe trajnimet fillestare;
- Asiston deri ne finalizim per Vleresimin e performances se personelit;
- Finalizon kërkesat dhe detyrat e punës për pozitat e reja;
- Administron platformen për pushime vjetore dhe pushime të tjera, i aprovon ato ne koordinim me eproret e dhe mban regjistrat e pushimeve të aprovuara;
- Përcjellë zbatimin e masave preventive të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve brenda Kompanise dhe propozon masa shtesë për avancimin e gjendjes në këtë drejtim;
- Përcjellë zbatimin e masave preventive të përcaktuara me ligj për mbrojtjen kundër zjarrit brenda Kompanise dhe propozon masa shtesë për avancimin e gjendjes në këtë drejtim;
- Mbanë evidencë dhe raporte të rregullta mujore për lëvizjen e stafit;
- Sigurohet se kontratat e nënshkruara janë të ruajtura dhe të skeduara në mënyrën e duhur;
- Sigurohet se kontratat e punës me punëtorë janë konform kërkesave ligjore;
- Bën formimin dhe mirëmbajtjen e dosjeve të stafit në Kompani;
- Bën rexhistrimin, aktivizimin dhe pasivizimin e punëtorve në sistemin Kubit
- Pregadite Listen per Paga te personelit;
- Kryen punë dhe detyra të tjera të deleguara nga Drejtori i Departamentit.
KUALIFIKIMET DHE KRITERET E NEVOJSHME
- Diplomë Fakulteti në Juridik, Administrim Biznesi, ose në një fushë të ngjashme
- Të paktën 1 vit përvojë në Burimet Njerëzore
- Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit si dhe të dëgjimit aktiv
- Shkathtësi të shkëlqyera organizative
- Shkathtësi analitike dhe numerike
- Njohje gjuhës angleze perparsi
- Njohuri të mirë të paketës MS Office, dhe sistemeve të BNj
APLIKIMI DUHET TE BEHET ONLINE DUKE DERGUAR:
CV-NE TUAJ PERMES E-MAIL TEK: hr@alpetrol-ks.com
NE SUBJEKT TE SHENOHET POZITA PER TE CILEN APLIKONI.
INFORMATA SHTESE PREJ ORES 08:00-16:00 TEL: +383 49 940 014