Përfaqësues/e i/e Shitjes (Prishtina Mall)

GIFI

Kompania GiFi është rrjeti më i madh i dyqaneve me produkte të standardit europian, i hapur rishtas në KosovëGiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi  ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siç janë: lodra për fëmijë, produkte shtëpiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.

   Avanconi karrierën Tuaj në Botën e Retail-it duke aplikuar në pozitat e mëposhtme:  

  • Përfaqësues/e i/e shitjes (2 pozita)

         LOKACIONI: Prishtina Mall 

Pozita: Përfaqësues/e i/e shitjes 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
  • Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
  • Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me udhëzimet e kompanisë;
  • Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te përditësuara;
  • Bën rregullimin dhe renditjen e produkteve sipas udhëzimeve.

Kualifikimet:  

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
  • Fleksibil dhe i/e shpejtë në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese.

Informata për aplikim:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: hr@gifi-kos.com  duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni.
  • Afati për aplikim deri me datë: 31.09.2025
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Përjetoni rrugëtimin tuaj të karrierës në një ambient të ri dhe të freskët me Kompaninë GiFi. Bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar dhe shijoni sfidat dhe arritjet në botën e shkëlqyeshme të shitjes me pakicë!

Upload your CV/resume or any other relevant file. Max. file size: 256 MB.